Goli i sotëm i Nejmarit në sfidën përballë Meksikës ishte i një rëndësie shumë të veçantë, jo vetëm sepse i dha epërsinë kombëtares braziliane në një ndeshje shumë të vështirë për 5-herë kampionët e botës, por edhe pasi ky gol thyen Gjermaninë për së dyti në këtë Botëror.
Rrjeta e sulmuesit të PSG-së ishte goli i 227-të i Brazilit në një Kupë Bote, duke tejkaluar kështu Gjermaninë me 226. Në këtë mënyrë “panzerat” humbasin edhe një tjetër “trofe” këtë edicion, pas dështimit për të mbrojtur titullin e fituar 4 vite më parë, pikërisht në tokën “seleçao”.