Kategoria Superiore dhe i gjithë futbolli në vend është ndalur prej Covid-19, virusit që ka paralizuar botën mbarë. Në këto kushte, Shqipëria vijon të jetë në vetëizolim, teksa lojtarët kanë zgjedhur rrjetet sociale si “shpëtim”. Në shumë sfida që i hapin njëri-tjetrit dhe mesazhet që përçojnë, është dhe zgjedhja e formacionit më të mirë.
Ka qenë Vasil Shkurtaj që për një moment është bërë trajner, duke zgjedhur titullarët dhe vendosjen. Sulmuesi i Kukësit që është golashënuesi më i mirë për të tijtë me 16 gola deri në këtë moment të Kategorisë Superiore, ka vendosur yjet e futbollit teksa bie në sy lënia jashtë e Ronaldo, lojtarit të Juventus dhe fituesit të pesë Topave të Artë. Nuk mund të mungonin as nominimet për miqtë.