Kategoria Superiore ka mbyllur javën e parë të edicionit të 81-të të saj. Pesë takime që sollën gjithçka, golat, emocionet, tensionin dhe kartonat e kuq. Plot 7 gola u shënuan në javën e parë, me një mesatare 1.4 gola për ndeshje.
Ndeshja më më shumë gola rezultoi ndeshja e “Selman Stërmasi”, me Tiranën që fitoi 3-0 ndaj Flamurtarit. Në takimet tjera rezultati u siglua në shifrat 1-0. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se 3 pikët shkuan për skuadrat vendase, ndërkohë që “çudia” është fakti se të 5 takimet u mbyllën me JoGOL, pra shënoi vetëm njëra skuadër.
Një statistikë mjaft interesante, që tregon se skuadrat pretendente janë përforcuar së tepërmi në repartin e prapavijës dhe do të jetë e vështirë për tu kaluar.
Rezultatet e plota:
Kukësi-Partizani 1-0
Vllaznia-Laçi 1-0
Teuta-Bylis 1-0
Skënderbeu-Flamurtari 1-0
Tirana-Luftëtari 3-0
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.