Goditje e rëndë për Partizanin para derbit ndaj Tiranës. Lucas Cardozo do të qendrojë një muaj jashtë fushave për shkak se ka nxjerrë shpatullën. Sulmuesi brazilian u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit në “Air Albania” dhe u largua nga fusha e lojës pas vetëm 14 minutash. Dëmtimi i lojtarit është i rëndë dhe Cardozo do të humbasë derbin ndaj bardhebluve ditën e hënë dhe do të rikthehet pas një muaji.
Një lajm aspak i mirë për trajnerin Daja pas do të ketë një alternative më pak në sulm. Cardozo ka qenë një titullar fiks në këto javë të para të kampionatit, ndërsa në derbi me shumë mundësi vendin e tij pritet ta marrë Cara. Lajmi I mirë te Partizanit është rikuperimi i Dajan Shehit. Mbrojtësi mungoi ndaj Kukësit pak ditë më parë, por tani është riaftësuar plotësisht dhe ndaj Tiranës do të jetë gati.