Laçi habiti të gjithë kundërshtarët kur konfirmoi në përfundim të merkatos verore se kishte marrë firmën e sulmuesit Xhevahir Sukaj. Shkodrani konsiderohet një goditje e bujshme në këtë merkato, por fakti që erdhi në Laç si transferim i orëve të fundit mund të bëjë që të vonohet debutimi i tij me kurbinasit. Kjo për faktin se ai nuk është në kushtet e pranueshme për t’u hedhur menjëherë në fushë. Për 3 muaj ai nuk gjeti skuadër ndaj u detyruar të kryente stërvitje individuale. Rikthimi i tij në fushë duket se nuk do të realizohet në sfidën e 16 shtatorit me Partizanin. Sipas gjasave ai mund të arrijë nivelin e kërkuar në fund të shtatorit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.