Partizani ka bërë të tijin mesfushorin shqiptar Fatjon Jusufi. 19-vjeçari do të jetë pjesë e të kuqve duke nisur që nga janari. “RTSH Sport” zbulon se futbollisti i ri ka firmosur me të kuqtë një kontratë dy-vjeçare, me opsion rinovimi. Në bazë të marrëveshjes, ai do të paguhet 3 mijë € në muaj. Mbetet vetëm të kryhet prezantimi te klubi. Jusufi konsiderohet një goditje e duhur në merkato, pasi do të ndihmonte shumë repartin sulmues në realizimin e golave.
Jusufi ishte pjesë e skuadrës së Renovës në kampionatin maqedonas. Kategoria Superiore do të jetë eksperienca e tij më e re në karrierë.