Isli Hidi është lojtari më i ri i Bylisit. Gardiani që e mbylli sezonin e shkuar me Teutën ka vendosur të rikthehet te ballshiotët pas dy dekadash larg.
Presidenti dhe projekti i klubit duket se e kanë bindur Hidin për të firmosur me kampionët e Kategorisë së Parë në sezonin 2018-2019. Përmes rrjetit social “Facebook”, Bylis e konsideron firmën me Hidin si goditja më e madhe në këtë merkato vere.
“Goditja me e madhe ne merkato! Rikthehet ne Ballsh pas afro dy dekadash Isli Hidi, portieri qe ka qene idhull i tifozeve! Presidenti Besnik Kapllanaj ka bindur ish-portierin e Kombetares dhe disa skuadrave te njohura brenda dhe jashte vendit. Sot do te dale ne stervitje!”-thuhet në njoftimin e klubit.
Në karrierën e tij, 38 vjeçari ka veshur fanellat e Tiranës, Kryvbas, Alki, Dinamos, Olympiacos Nicosia, AEL Limassol dhe Apollon Limassol.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.