Komisioni i Disiplinës ka dhënë ditën e sotme vendimet për sfidat e javës së kaluar në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Kategoria Superiore ka kaluar pa incidente dhe në këtë mënyrë asnjë skuadër apo lojtarë nuk është dënuar.
Vendimet janë përqendruar të gjitha në Kategorinë e Parë, ku zyrtari i Egnatias, Eduart Thartori është dënuar me 8 ndeshje, ndërsa zyrtari i klubit Kastrioti, Gazmend Vogli për gjuajtjen ndaj gjyqtarit nuk është dënuar aspak, por Disiplina ka nisur një çështje hetimore për këtë ndeshje.
Vendimet:
1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis ” Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.