Pasi u nda mes lotësh me Atleticon e Madridit, mbrojtësi uruguajan, Diego Godin ka udhëtuar drejt Milanos, për të firmosur me skuadrën e tij të re.
33 vjeçari ka zgjedhur klubin e Interit për të vijuar karrierën, me të cilën ka firmosur për 3 sezonet e ardhshme.
Sipas “ESPN”, Godin do të përfitojë plot 6.5 milionë euro në sezon nga kjo kontratë, duke u bërë futbollisti më i paguar te ekipi zikaltër.
Kjo marrëveshje mund të jetë edhe e fundit për të, pasi do të largohet nga Inter në moshën 36 vjeçare.