Gledi Mici ka folur para sfidës me Teutën. Futbollisti i Skënderbeut deklaroi që skuadra nuk po kalon një moment të mirë, megjithatë në të ardhmen mëngjërashi është i bindur që korçarët do fillojnë të shkëputen me pikë.
“Nuk po kalojmë një moment të mirë, megjithatë sot kemi ardhur për të marrë 3 pikë. Dëgjova Bulkun që tha në studio që ne nuk po kalojmë një formë të mirë, megjithatë jemi në vendin e parë dhe të dytë. Imagjino kur të jemi në formën tonë më të mirë.
Ne jemi koshient që nuk jemi mirë, dhe i pranojmë kritikat. Shpresojmë që do të arrijmë fitoret bindëse, kam përshtypjen që do të ndodhë shpejt. Skënderbeu është i njëjti si vjet, thjesht duhet të përmirësohet pak. Në këto javë na kanë sulmuar të gjithë, por prap ne jemi në vend të parë. Gjendjen e kemi pranuar që nuk është e mirë, por edhe kampionati është i gjatë. Nëse në fund nuk dalim kampion, atëherë të gjithë kanë të drejtë të flasin. Shpresojmë që sot të fitojmë bindshëm me golin e Salihit”, deklaroi Gledi Mici për mikrofonin e Supersport.