Nesër, do të hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se në orën 11:00, në ambientet e FSHF-së, goglat do të përcaktojnë dy çiftet e këtij raundi.
“Federata Shqiptare e Futbollit ju njofton se neser, e marte, ora 11:00, ne ambientet e FSHF do te hidhet shorti per turin gjysem-final te Kupes se Shqiperise per edicionin 2018/2019”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Kujtojmë që skuadrat që kanë kaluar në gjysmëfinale janë Kukësi, Tirana, Skënderbeu dhe Luftëtari.