Shefi i sektorit të arbitrave në FSHF, Bujar Pregja po diskutonte mbrëmjen e djeshme rastet e diskutuara në takimet e javës së tretë në emisionin “Procesi Sportiv”. Ai u ndal edhe në ndeshjen e Skënderbeut përballë Laçit, ku në një moment të takimit Gledi Mici kishte bërë një ndërhyrje të ashpër në dëm të lojtarit mik. Për gjyqtarin Kreshnik Cjapi ishte një faull, por pa ndëshkuar mëngjërashin e kampionëve. Ndërsa Pregja deklaroi që ndërhyrja e Micit në atë moment duhej ndëshkuar, pasi ishte në limitet e kartonit të kuq, pasi ai kishte prekur direkt këmbën e lojtarit kurbinas me takë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.