Katër arbitra dhe disa zyrtarë të futbollit, ishin midis 12 personave të arrestuar në Bosnje Hercegovinë të hënën, nën një hetim për trukimin e disa ndeshjeve. Prokuroria boshnjake në një deklaratë tha se të arrestuarit do të përballen me akuzat mbi krimin e organizuar, korrupsion dhe shpërdorimin e detyrës.
Përveç këtyre akuzave disa prej të arrestuarëve janë nën akuzë dhe për trukim të ndeshjeve gjatë sezonit 2018-2019. Pas arrestimeve ka reaguar dhe Federata e Futbollit të Bosnjes e cila garanton hetimin dhe do ta ndihmoj atë me çdo mënyrë, duke shtuar se dëmi i bërë është i pafalshëm.
Arrestimet vijnë në një kohë kur UEFA po kërkon të krijoj një agjenci shumëpalëshe për të ndihmuar në koordinimin e hetimeve për trukimin e ndeshjeve.