Në kampionatin shqiptar, çështja më e diskutuar është ajo e gjykimit nga arbitrat, pasi në thuajse çdo takim ka kontestime nga klubet për mungesë profesionalizimi, deri në akuza për për manipulim.
Por sa paguhet një gjyqtar për takimet e Superligës dhe Kategorisë së Parë?! Abritri krysor në Kategorinë Superiore paguhet 40 mijë lekë, anësorët 25 mijë lekë, ndërsai i katërti 12 mijë lekë.
Ndërkohë që në Kategorinë e Parë, pagesat janë më të ulëta. Kryesori merr 30 mijë lekë për çdo takim që gjykon, anësori 17 mijë lekë, ndërsa i katërti 10 mijë lekë.
Pagesa e tyre bëhet në këtë formë, për gjyqtarët që kanë akumuluar më tepër se dy ndeshje paguhen çdo fund muaji, ndërsa për ata që gjykojnë një ndeshje në muaj, paguhen pasi kanë bërë disa takime, në mënyrë që pagesa të jetë e plotë.