Nga miqësorja pozitive ndaj kryesuevse të Superligës turke Istanbul Basaksehir te sfidat e rradhës ndaj kazakëve të Kairat Almaty-it dhe azerëve të Neftci Bakut. Kukësi vijon me intensitet përgatitjet në Antalya.
Verilindorët ishin skuadra e parë e Superiores që udhëtuan drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit, aty ku Kukësi synon të arrijë formën optimale për tu rikthyer më i fortë në Shqipëri pas pushimeve për të vazhduar misionin e nisur që është fitimi i titullit kampion.I vetmi që kishte probleme në seancën e rradhës ishte qëndërmbrojtësi Ylli Shameti i cili u largua para kohe drejt dhomave të zhveshjes.
Në një intervistë ekzkluzive për Supersport trajneri Ernest Gjoka i bëri një analizë përgatitjeve të deritanishme si dhe vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij në miqësoren e humbur me shifrat 3-1 ndaj Istanbul Basaksehir-it skuadër tek e cila luan edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi.
“Janë katër ditë me intensitet nga ana fizike. Kishim një test që ndoshta erdhi më shpejt se c’duhet. Ishte ndeshje e fortë në të gjitha asopektet. Skuadra nga ana ekuibrit taktik ishte ok.
Kukësi ka bërë disa afrime në merkaton e dimrit. I vetmi që e bindi trajnerin në sfidën ndaj Basaksehirit ishte mbrojtësi Simon Rrumbullaku. Nga merkato tashmë Gjoka pret edhe një mesfushor krahu, duke lënë të kuptohet se prurjet e reja në skuadrën verilindore do të jenë të pakta.
“Nuk nuk jemi në garë me skuadrat e tjera. Nuk shoh se cfarë bëjnë kundërshtarët. Rrumbullaku e kaloi me sukses testin. Duam edhe një mesfushor krahu, këto janë kërkesat tona. Ky grup ka cilësi, s’kemi ckërkojmë më tepër”.
Në Antalya Kukësi ka gjetur kushtet optimale dhe Gjoka është i kënaqur për këtë fakt.
Në këtë moment kemi shpëtuar nga i ftohti i madh i Tiranës. Kur të kthehemi do të kemi tempratura më të larta. Temperaturat e ulëta rrezikojnë dëmtimet e lojtarëve. Testi ynë përfundmtar do të jetë më datë 15 me Bakunë, ndërsa më 12 është një test pak a shumë si ai i pari.
Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu tre skuadrat rivale në garën për titull po stërviten shumë afër njëra tjetrës në Turqi. Në fund, Gjoka bëri edhe një batutë kur pyet nëse do të merrte mundimin për të spinuar, të kuqtë dhe korcarët: “Do të më pëlqente të takoja Bobin e të shihja nëse po dëgjon ndonjë këngë italiane apo Mirelin se cfarë po bën. Nëse nuk bëjmë teste me skuadra elitare si do ta kërkojmë frikën me skuadrat më të forta. Qëllimi nuk ishte rezultati ndaj Basaksehirit”.