Trajneri i Kukësit është kundërshtari qëi tremb më tepër kampionët e Skënderbeut. Ernest Gjoka ka dalë dy herë fitues ndaj korçarëve. Ndeshja e parë sezonale e luajtur për Superkupën e Shqipërisë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të verilindorëve. Jo vetëm kaq, por dy sezone më parë, Gjoka fitonte përballë kampionëve në Korçë me Flamurtarin me rezultatin 1-3, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë.
Sot tekniku rikthehet në fushën e kampionëve sërish me të njëjtin mision. Tre pikët janë objektivi për Kukësin dhe në Korçë e kanë frikë Gjokën.