Marco Verratti është shumë pranë rinovimit me skuadrën e PSG-së, raporton “Paris United”. Gjërat duket se janë shumë mirë dhe mesfushori ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe do të qendrojë në Paris deri në vitin 2024.
Për futbollistin është gati një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërsa deri më tani nuk kemi ende diçka zyrtare.
Kujtojmë që Verratti është një ndër lojtarët më kryesor të skuadra kampione të Francës dhe me shumë mundësi 26 vjeçari nuk do të kërkojë një tjetër destinacion.
Francezët janë duke bërë një sezon të mirë deri më tani, jo vetëm në kampiona, por edhe në Champions League, pasi javën e parë kanë marrë një rezultat shumë të pastër në “Old Trafford” 0-2 ndaj Manchester United.