Inter ka filluar një sulm frontal për afrimin në skuadër të Romelu Lukakut . Sipas raprtimeve të “Sky Sport” drejtori sportiv i zikaltërve, ka fluturuar për në Angli për të biseduar me Manchester United. Beppe Marotta ka qëndruar në Lugano me skuadrën gjatë fazës përgatitore.
Para nisjes të Ausillios nga aeroporti i Linates është mbajtur një mbledhje mes drejtuesve të klubit italian dhe tema ka qenë oferta që duhet formuluar për” djajtë e kuq” , me të cilët duhet gjetur gjuha e përbashkët për shifrat dhe për formulën e transferimit të belgut.