Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e fundit të javës së 3-të të Superligës së Kosovës. Gjilani i drejtuar nga trajneri Munishi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Dukagjinit në shtëpi. Vendasit tentuan disa herë për të shënuar gol, por Dukagjini u mbrojtj mjaftë mirë dhe mori një pikë të rëndësishme ndaj skuadra që pretendon titullin kampion.
Në Sfidën tjetër, Feronikeli shijoi fitoren e parë për këtë sezon pasi mposhti 0-2 Llapin në transfertë. Golin e parë të ndeshjes e shënuar, Dren Gashi, ish lojtari i Egnatias sezonin e kaluar. Në pjesën dytë shënoi edhe Prokshi që vulosi përfundimisht ndeshjen në 0-2 për Feronikelin që merr kështu 3 pikët e para të sezonit.