Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e para të javës 10-të në Ipko Superliga e Kosovës. Gjilani i Gentian Mezanit ka fituar me përmbysje ndaj Feronikelit kampion. Gjilani pësoi gol i pari dhe në minutat e fundit Veliu dhe Kastrati përmbysën gjithçka duke marrë fitoren e radhës.
Sfida tjetër mes Llapit dhe Trepçës’89 është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa ndeshja e tretë mes Dukagjinit dhe Vushtrisë është mbyllur me fitoren 1-0 të vendasve. Me ketë fitore Gjilani merr kreun e klasifikimit me 21 pikë.
Feronikeli-Gjilani 1-2
Llapi-Trepça’89 1-1
Dukagjini-Vushtria 1-0