Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshjet e javës së 33-të të Superligës së Kosovës. Prishtina ka bërë detyrën duke fituar pastër 0-3 ndaj Besës. Krasniqi shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa në pjesën e dytë, ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John shënoi dopietë duke i dhënë 3 pikë me vlera Prishtinës që tashmë marshon drejt titullit kampion me 3 pikë më shumë se Drita.
Drita ngeci në derbi 1-1 ndaj Gjilanit në transfertë. Vendasit shënuan golin e parë me Hajdarin, ndërsa Drita barazoi në pjesën e dytë me Irogue. Me këtë pikë, Drita ndodhet në vendin e dytë me 69 pikë dhe mund të parakalohet nga Ballkani që ka një ndeshje më pak.
Në ndeshjen tjeër, Feronikeli mposhti 3-0 Trepçën’89 duke hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Ndeshja u vendos nga golat e Lladrvcit, Simonovksit dhe Dabiqaj në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Feronikeli ngjitet në vendin e 6-të me 38 pikë, ndërsa Trepça në vendin e 8 me 36 pikë.
Besa-Prishtina 0-3
Feronikeli- Trepça’89 3-0
Gjilani-Drita 1-1