Humbja e pozitës si skuadra që ka shpenzuar më shumë për të transferuar një futbollist në “Santiago Bernabeu” duket se e ka nevrikosur Realin e Madridit, që është e gatshme të bëj çmendurira në merkaton e ardhshme të verës.
Duke parë edhe ecurinë aspak të mirë në këtë sezon, ekipi i drejtuar nga Florentino Perez pritet të forcohet së tepërmi në dritarën e ardhshme të merkatos dhe Neymar është objektivi i parë në listën e “Galaktikëve”. Braziliani i PSG-së po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në ligamentet e këmbës së djathtë shihet si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos, që gjatë verës së 2018 firmosi në Seria A me Juventusin.
Për ta bindur 27 vjeçarin të transferohet sërish në Spanjë, Perez ka gati çekun prej 300 milionë euro për klubin francez. Shifër kjo tepër e lartë nga ajo që PSG pagoi për ta marrë Neymar nga Barcelona, diçka që pritet ta tundojë jo pak skuadrën e presidentit Al Khelaifi.
Neymar u bashkua me PSG nga Barcelona në verën e vitit 2017
dhe ka shënuar 48 gola në 53 ndeshje për klubin francez.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.