Isco nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në Madrid, madje përkundrazi. Sidomos me ardhjen e trajnerit Santiago Solari, mesfushori është aktivizuar shumë pak, madje nuk preferohet për t’i nisur ndeshjet si titullar.
Këtë situatë është duke e parë Chelsea, që sikurse raporton “The Sun”, blutë e Londrës janë gati të dhurojnë 70 milionë stërlina për spanjollin. Merkatoja e janarit është shumë pranë. Mbetet për t’u parë nëse do të kemi ndonjë ofertë konkrete, apo gjithçka do të shtyhet për në verë.