Safet Gjici, presidenti i Kukësit ka folur pëprara mikrofonit të “Rtsh-Sport”, duke cekur disa tema ku më shumë është përqëndruar tek afrimet që ai ka bërë këtë merkato. Ai nuk e ka fshehur faktin se vetëm Kukësi e meriton këtë kampionat, pasi është ekipi që ka investuar për tu titulluar kampion i Shqipërisë.
Gjici ka thënë: “Bashkia po nxjerr probleme. Nuk po lejohen të bëhen matje, plane rilevimi etj. Në Kukës duket se janë xhelozë se pse qeveria Rama po investon në Kukës. As ne nuk e kemi penguar, madje shumë mirë këtë mund ta bënte edhe qeveria Berisha kur ishte në pushtet.
Normalisht që nuk do të jem më president nëse kandidoj dhe fitoj zgjedhjet dhe do të jem kryebashkiak. Unë do e mbështes Kukësin dhe sportin. E dua sportin, nuk është ekipi i një personi por i tërë Kukësit. Skuadra e futbollit është edhe kreniaria kuksiane.
Froni i kampionatit i takon atij që investon më shumë. Kukësi, Kukësi dhe vetëm Kukësi. Ne po i bëjmë hyzmetin që të dalim kampion vetëm ne. Normalisht që kush investon më shumë, i takon që të fitoj edhe titullin kampion”