Kukësi e nisi sezonin e ri me një fitore ndaj Partizanit kampion. Në fund të ndeshjes, ka folur edhe presidenti Gjici për “SuperSport”, duke u shprehur i kënaqur për 3 pikët e para si dhe për mekaton.
“Ishte një ndeshje e vështirë dhe partizani mund të na bvarazonte. E kemi filluar mbarë pasi lojtarët nuk janë ende gati. Jam i kënaqur që fituam ndaj Partizanit pasi ata janë kampion. Pres më shumë nga ekipi pasi kemi bërë një merkato të mirë. Fillimi i mbarë është gjysmë e punës dhe ne e nisëm mbarë. Tani ne do ta vlerësojnë pasi kampionati është i gjatë, janë përfocuar 4-5 skuadra. Me Abzajnë merkato është mbyllur”.