Presidenti i Kukësit, Safet Gjici do të jetë i ftuar sot në emisionin “Ora Skaner” në “Ora Ne_s” në orën 22:30.
Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit të Kukësit në Facebook.
Numri 1 i klubit verilindor pritet të flasë edhe për akuzat e rënda dhe sulmin e pakursyer, që media sportive e shkruar ka bërë sot pas ndeshjes kundër Tiranës, ku Kukësi fitoi 2-1, por mbi të gjitha për faktin se sa të qetë mund të jenë verilindorët tashmë që janë shkëputur me 6 pikë më shumë se Partizani në luftën për titull kampion.
Një çështje që pritet të zbardhet nga presidenti Gjici është edhe ajo e Edon Hasanit, i cili së fundmi ka kërkuar largimin nga ekipi.