Partizani është bërë pjesë e aktiviteve sportive të organizuar nga Shoqata e Fëmijëve dhe të rinj me Diabet në ditën Botëror të Diabetit. Ditën e sotme skuadra U-19 e Partizani ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj të rinjëve diabetic dhe vullnetarë.
Është klubi I kuq që në faqen zyrtare ka shpërndarë postimin për takimin e sotëm. Një gjest për t’u vlerësuar nga skuadra kampione e vendit pasi bëhet pjesë e aktiviteve të Shoqatës së fëmijëve dhe të rinjëve me diabet.
Postmi I Partizanit:
14 NËNTOR / DITA BOTËRORE E DIABETIT
Klubi Futbollit Partizani solidarizohet me kauzën, “BASHKË I THEMI STOP DIABETIT”
Ekipi U-19 i FK Partizani është bërë pjesë e aktiviteteve sportive të organizuara sot nga Shoqata e Fëmijëve dhe të rinj e me Diabet. Të rinj diabetik, anëtarë dhe vullnetar janë vënë përballë ekipit të kuq të drejtuar nga Ylli Shehu në një ndeshje miqësore.