Red Vogli ka surprizuar fëmijët e Fshatit SOS. Basketbollisti i Tiranës ka zhvilluar një seancë stërvitore me djemtë dhe vajzat, ndërsa i ka premtuar se do të jetë sërish prezent për të ndarë eksperiencën profesionale me ta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtatlarti i skuadrës bardheblu shkruan:
“Sot pata kënaqsinë të isha tek Fshati SOS duke zhvilluar një seancë stërvitore me djemtë dhe vajzat e fshatit,ku i premtova se do të jemë prezent dhe herë të tjera për ti dhënë mundësinë të stërviten e të luajnë sportin e bukur të Basketbollit si bashkëmoshatarët e tyre!”
Kujtojmë që Vogli është një lojtarët më me eksperiencë të Tiranës, ku prej shumë vitesh ka dhënë kontributin e tij në skuadrën bardheblu.