Gjermani ka marrë vendimin që disa nga ndeshjet e Bundesligës dhe ligës së dytë të zhvillohen pa spektatorë. Kjo masë vjen në kuadër të situatës së rënduar nga Coronavirusi, teksa skuadra e Schalke qëndron në izolim prej disa orësh. Dyshohet se njëri prej punonjësve ka rezultuar i prekur me Covid-19, çka ka ngritur alarmin te klubi nga “Gelserkirschen”.
Mesa duket është Schalke e prekura e parë nga coronavirusi, teksa dyshimet për tifozët dhe njërin prej lojtarëve pritet të verifikohen në orët në vijim. Autoritetet kanë dizinfektuar dyqanin e klubit ku punonte i prekuri, teksa i është bërë thirrje tifozëve që të mos vizitojnë ambientet rreth stadiumit. Ekipi do të jetë në karantinë deri në një moment të dytë, teksa “stërvitjet” do të zhvillohen vetëm online në mënyrë udhëzuese.
Shumë ndeshje në dy ligat kryesore të Gjermanisë do të zhvillohen pa tifozë, teksa pritet që edhe derbi mes Schalke e Dortmund të ketë një fat të tillë. Pas shumë shteteve në këtë situatë, tanimë është futbolli gjerman që e pëson dhe zhvillon ndeshjet pa tifozë.