Europiani e ka gjetur trashëgimtarin e oktapodit Pol, që është çekuilibuar para ndeshjes mes Italisë dhe Gjermanisë. Derrkuci nga India ka shkuar në anën e gjermanëve dhe ka sjellë lumturi tek ata para sfidës së sotme me Italinë. Të shohim se sa i saktë është…
Gjithçka nisi në vitin 2010, kur oktapodi Pol u bë parashikuesi i parë i ndeshjeve në Kupën e Botës, në Afrikën e Jugut. Metoda ishte e thjeshtë, asgjë shkencore. Poli, i privuar nga ushqimi për një periudhë të gjatë kohe, duhej të shkonte drejt njërës prej dy kutive me ushqim, që kishin edhe flamujt e skuadrave që ndesheshin. Kutia, ku shkonte oktapodi ishte e parashikuar si fituese e ndeshjes. Poli ishte thuajse i pagabueshëm. Pas Polit kanë ardhur edhe shumë parashikues të tjerë, një panda, një papagall, një krokodil, një elefant, një gomar, një derr e kështu me radhë. I fundit është derrkuci nga India, që ka fituar simpatinë e tifozëve gjermanë, ashtu si Poli.