Dje, Kukësi luajti kundër Torpedos, ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Ky takim përfundoi me shifrat 5-2 në favor të gjeorgjianëve. Megjithatë asgjë s’ka përfunduar, pasi verilindorët do të tentojnë të kthejnë shifrat në favor të tyre në sfidën që do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Loro Boriçi”.
Presidenti Safet Gjici ka premtuar premio në rast kualifikimi. Ai u ka komunikuar futbollistëve të tij që nëse do të arrihet të kalohet në fazën tjetër të “Play-Off”, atëherë e gjithë skuadra do të marrë 100 mijë euro shpërblim.