Paderborni nuk arrin të fitoi as në ndeshjen e sotme ndaj Augsburg pasi takimi u mbyll në barazim 0-0. Një pikë që nuk i shërben aspak skuadrës së mesfushorit shqiptar që renditet në vendin e fundit në klasifikim në Bundesligë.
Gjasula e nisi ndeshjen si titullar dhe nuk i ka shpëtuar as sot ndëshkimit me karton të verdhë, ndërsa në minutën e 79-të u zëvendësua nga trajneri.
Në sfidat e tjera, Dusseldorf fitoi në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Schalke, ndërsa edhe Hoffenheim arriti të merrte një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Koln. Ndeshja tjetër mes Union Berlin dhe Mainz u mbyll në barazim 1-1.