Jo vetëm në Kategorinë Superiore luhen ndeshjet e javës së 4, por edhe Superligën e Kosovës java e 4 luhet po në të njëjtin orar.
Sot, do zhvillohen 2 takime shumë interesante. GJilani i Gentian Mezanit do të udhëtojë në transfertë për të luajtur ndaj Drenicës, ku objektivi i vetëm është fitorja.
Më tej, një përballje shumë interesante është ajo mes Dritës dhe Feronikelit, ku kampionët në fuqi do kenë një transfertë tejet delikate. Mbetet për t’u parë si do të përfundojnë këto 2 sfida.
Kujtojmë që për momentin, tabela e renditjes kryesohet nga Ballkani me 8 pikë në 4 ndeshje, ndjekur nga Llapi me 7 pikë në 4 ndeshje.