Kukësi ka mbërritur dje në Turqi, vend në të cilin do të zhvillojë një fazë përgatitore 2-javore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega do të marrë ngarkesën e duhur para sezonit të ri futbollistik. Atmosfera në ekip është mjaft pozitive ku të gjithë janë të bindur se do të bëhen faktor në edicionin e ri futbollistik.
Trajneri Gega ka marrë në fazë 20 futbollistë, ndërsa priten të tjerë t’i bashkohen skuadrës në fazën përgatitore. Verilindorët thuajse janë formatuar nga e para. Më poshtë njihuni me listën e futbollistëve që kanë udhëtuar me Kukësin në fazën përgatitore sipas shtypit të shkruar. Nga portierët e deri te sulmuesit.
LISTA E LOJTARËVE NË FAZË PËRGATITORE:
PORTIERË
Angelo Tafas
Fatjon Çollari
MBROJTËS
Antonio Ilieski
Altin Bytyçi
Tarik Isiç
Edison Ndreca
Redon Dragoshi
Ebert Da Silva
MESFUSHORË
Shqiprim Taipi
Gjelbrim Taipi
Kristi Kote
Laurenc Xheka
Ergys Peposhi
Françesko Hasaj
Agnaldo Moraesh
Rimal Haxhiu
SULMUES
Klejdi Daci
Ante Zivkoviç
Jakup Berisha
Edi Basa