Gazetat franceze “Le Parisien”, “L’Equiqe” dhe “Ouest France” i kanë kushtuar artikuj stadiumit “Air Albania”, në të cilin do të luajë sonte Shqipëria dhe Franca.
Tre mediat e mëdha franceze kanë trajtuar me superlativa stadiumin e ri, ndërsa për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka publikuar disa citime të gazetave, ku thuhet se arena e re kombëtare përmbush standartet e duhura.
“Ja si e shohin gazetat e mëdha franceze arenën e re kombëtare “AIR ALBANIA STADIUM”
le Parisien:
Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…
L’Equipe:
Air Albania Stadium shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…
Ouest France:
Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…”, shkruan Rama në Facebook.