Për gazetarin Altin Sulçe, ai kritikon ashpër teknikun Panuçi për arsye se ai nuk është familjarizuar me ambjentin shqiptar, pasi nuk qëndron në Shqipëri, por në Itali. Sipas tij Panucci dhe ish-tekniku De Biasi nuk kanë marrëdhënie të mira dhe imazhi i parardhësit në Shqipëri e nervozon tejmase ish-mbrojtësin.
“Panuçi është trajner i Shqipërisë dhe jeton në Itali. Sot jemi në kohën e globalizmit. Njeriu jeton aty ku punon. Ç’është kjo sikur do kaloj në planet tjetër? Është trajner me korrespondencë. Është dhe analist në Itali.
Me De Biasin nuk kanë marrëdhënie të mirë. Prezenca e De Biasit e bezdis në çdo ndeshje.
De Biasi dashurohet në çdo ndeshje, Panuçi urrehet. Nuk ka ndodhur ndonjëherë, të shahet në kor nga e gjithë stadiumi. Nuk të vlerëson gazetari, po tifozi”, u shpreh Sulçe.