Partizani është një nga klubet më të përfolura në vendin tonë dhe si i tillë, një nga skuadrat që shfaq më shumë interes për tifozët apo edhe për gazetarët. Ditën e sotme, me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama është shfaqur Gjergji Xharo.
Burime pranë klubit të Partizanit bëjnë me dije që gazetari i Supersport ka qëndruar për disa orë me njeriun që po bën merkaton e kampionëve në këtë periudhë “hyrje-dalje”. Nuk dihet roli i Xharos me Ramën, megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një posti të mundshëm te 16-herë kampionët e Shqipërisë. Gazetari i Supersport njihet për njohjet e tij me futbollistët jashtë vendit. /Newsport.al/