Gaz Demi ka folur pas ndeshjes me Skënderbeun, në një lidhje telefonike me emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH. Numri 1 i klubit të kuq i shpreh mjaft i kënaqur me atë që lojtarët e tij dhuruan në fushën e lojës, por nuk harroi të përmendte që Sukaj është i Partizanit, duke qenë se ky i fundit ishte i ftuar në panel.
“Emocionet i kam zero, ndërsa gëzimi është i madh. Ishte një fitore e bukur dhe e merituar. Edhe fati e loja jonë sollën 3-pikëshin në këtë përballje të fortë. Çunat me këtë fitore më bënë që ta harroj fare atë incident që më ndodhi në shtëpinë time një ditë më parë.
Unë e falënderoj shumë Starovën. Unë ua dedikoj lojtarëve dhe sigurisht trajnerit Starova për djersën e mundin që po jep për Partizanin gjatë gjithë këtyre viteve, duke krijuar një ekip të fortë”, tha ai.
Demi la edhe një batutë pikante, teksa deklaroi:
“Më ngrohu fitorja që arritëm dhe fakti që kisha pranë disa femra korçare tifoze të Partizanit. Nëse Sukaj vjen në Shqipëri, ai luan vetëm për Partizanin”.