Mauricio Sarri mund të rikthehet në fund të sezonit te Napolit. Sipas medieve italiane, drejtuesit janë të pakënaqur nga puna e Gatussos dhe shumë shpejt mund të largohet. Napoletanët u eleminuan nga Liga e Europës mbrëmë nga Granada.
Sarri shihet si njeriu ideal që mund të dërgojë ekipin në majë. Ai ka trajnuar më parë edhe ekipe si Chelsea dhe Juventus, me kta të fundit që ende është në marrëveshje.
Ajo që shtyn më shumë drejtuesit të firmosin me teknikun është fakti se ai e njeh mirë ekipin dhe ambjentin. Gjithsesi, për të kuptuar gjithçka na duhet të presim fundin e sezonit.