Stadiumi i Prishtinës ka marr pamjen përfundimtare me punimet që janë drejt fundit. Kanë ngelur vetëm disa detaje të vogla për të përmbyllur zyrtarisht rikonstruksionin e plotë të impiantit që prej disa ditësh ka marr emrin e presidentit të ndjerë të federatës kosovare të futbollit Fadil Vokrri.
Në këtë mënyrë kryeqyteti kosovar ia ka kaluar Tiranës në pasjen e një stadiumi modern, ndonëse Prishtina natyrisht nuk e ndërtoi impiantin nga fillimi. Javën e ardhshme pritet të zhvillohet ndeshja testuese dhe nëse çdo gjë shkon mirë atëhere aty mund të luhet edhe sfida e Dritës kundër Dudelangen në Europa League.
Kështu tifozët bardheblu të skuadrës së Prishtinës do të kenë mundësinë që duke nisur nga sezoni i ri të ndjekin ekipin e tyre në kushte komode në një stadium të rindërtuar.