Tërbuni është një nga skuadrat e Kategorisë së Parë që pritet të rivalizojë bindshëm në edicionin e ri futbollistik. Nën drejtimin e trajnerit Oltijon Kërnaja, pukianët e kanë marrë shumë seriozisht sezonin e ri. Fillimisht zhvilluan një fazë përgatitore, ndërsa tashmë vijojnë rregullisht seancat stërvitore.
Atmosfera në ekip është pozitive dhe si për t’i shtuar më shumë dozat kanë menduar drejtuesit që kanë premtuar mbështetje financiare deri në fund të kampionatit. Pikërisht për këtë fakt është Kërnaja që shprehet mjaft i lumtur teksa shkruan në rrjetet sociale: “Vazhdojmë përpara. Super kushte, super klimë”, përfundon ai.