Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka, ka mbyllur sot pasdite seancën e fundit përgatitore në kuadër të takimit me Tiranën, në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërise.
Seanca e fundit stërvitore është zhvilluar në kompleksin “Tirana Internacional” në Pezë. Tekniku Gjoka ka vendosur ta ulë ngarkesën për lojtarët duke i ruajtur ata nga ndonjë dëmtim i mundshëm.
Në faqen zyrtare në “Facebook”. klubi njofton se lojtarët do të qëndrojnë të grumbulluar në hotel deri përpara takimit me Tiranën.