Bashkë me trajnerin Armando Cungu në konferencën për shtyp ishte dhe mesfushori i Kukësit Arbër Çyrbja. Lojtari mori lavdërime për paraqitjen e fundit me Kamzën, e cila u fitua nga verilindorët me rezultatin 2-0.
25-vjeçari deklaroi për mediat se nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, por do të bëjë më të mirën për ekipin. Ai foli dhe për largimin e ish-shokut të skuadrës Besar Musolli, duke shprehur pakënaqësi.
“Çdo lojtar lëvizjen e parë e ka të vështirë, sa të ambientohem.
Nuk jam në 100% tim, por shumë shpejt do tregoj kush jam unë dhe sa vlej.
Ndeshja e nesërme është e vështirë, por ne do luftojmë për 3 pikët.
Atmosfera brenda ekipit është e mirë. Çunat kanë marëdhënie shumë të mirë.
Tani e morëm vesh për Musollin, ndërsa për Rexhinaldon, ai kishte një keqkuptim me një shokun e vet.
Shkëputja e kontratës nuk është mirë, por Musolli shkon shumë mirë me Presidentin dhe të dy palët janë bashkëpunues.”
Postimi i Kukësit
Kukësi shkon në Gjirokastër për të luajtur takimin e javës së 15-ë.