“Ylli” i PSG, Havier Pastore, që prej mbërritjes në Paris, të NEymar dhe Mbappes po gjen shumë pak hapsira në formacion.
Nga ana tjetër, zikaltërit e Interit do të bënin gjithçka për ta patur atë në ekip.
Mediat italiane bëjnë me dije, se së fundmi, Interi ka komunikuar me PSG dhe transferimi i Patores në Milano, do të bëhet me shumë mundësi në merkaton e janarit.
Nga palët nuk hidhet poshtë as mundësia e ndërrimit, teksa kryeqytetasit, kërkojnë prej kohësh lojtarin e Interit, Joao Mario.