Lojtari i Real Madrid, Gareth Bale në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur ndër të tjera se jeta e një futbollisti është shumë e vështirë, pasi kalendari i ndeshjeve është i caktuar dhe nuk mund të zgjidhet, sikurse ndodh në tenis, apo në ndonjë sport tjetër.
“Në futboll ne jemi robotë, ju nuk mund ta zgjidhni kalendarin, ashtu sikurse në tenis. Ju nuk mund të zgjidhni se çfarë do të bëni, apo të vendosni se kur do të luani. Në futboll është ndryshe. Ne na mësojnë se ku të shkojmë, kohën për të ngrënë, dhe kjo pak a shumë e humb kontrollin normal të jetës”, është shprehur Gareth Bale.