Prej kohësh në Spanjë dhe në Angli qarkullojnë thashetheme se Gareth Bale do largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. Uellsiani nuk është më i pazëvendësueshëm në formacionin ‘merengues’ dhe për këtë aryse po mendohet një shitje e tij në qershor. Por për të zëvendësuar ish-lojtarin e Totthenham, Zinedine Zidane ka ‘piketuar’ Raheem Sterling.
Don Balon raporton se Zidane po kërkon me ngulm lojtarin anglez të Cityt, i cili po kalon një superformë në këtë sezon. Megjithatë Zizou duhet ti mbushë mendjen edhe presidentit Florentino Perez i cili është ‘fiksuar’ për të sjellë një lojtar numër 9-tsh në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.