Max Verstappen nuk zhgënjen në çmimin e madh të Austrisë. Piloti 23-vjeçar u nisë sot nga vendi i parë pasi dje fitoi Pole Position dhe arriti që ta mbante vendin e parë deri në fund duke bërë kështu një garë perfekte. Verstappen la pas Hamilton dhe merr fitoren e dytë radhazi në Formula 1, ndërsa skuteria Red Bull merr fitoren e 4-të radhazi në këtë kampionat.
Kampioni i botës, Hamilton u rendit në vendin e dytë dhe në fund bëri garën më të shpejtë duke ngushtuar diferencën e pikëve në këtë xhiro. Në vendin e 3-të u rendit Valteri Bottas që mbyll kështu podiumin e për garën e sotme. Pas mbylljes së garës së sotme, Verstappen udhëheq me 156 pikë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Hamilton me 138 pikë në vendin e dytë.
END OF RACE (LAP 71/71)
— Formula 1 (@F1) June 27, 2021
TOP 10
Verstappen
Hamilton
Bottas
Perez
Norris
Sainz
Leclerc
Stroll
Alonso
Tsunoda#StyrianGP 🇦🇹 #F1 pic.twitter.com/JyqI6Ws8wR