Superliga shqiptare luan sot aktin e 36 dhe të fundit për këtë sezon. Në 17:00 skuadrat do nisin garën për të mësuar skuadrën kampione, teksa në garë për trofeun janë katër ekipe. Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi kanë shanset matematike për titullin, në një kampionat që deri më tani po vendoset nga golavarazhi.
Për Sport Magazine, gazetari Kosta Grillo ka theksuar se trofeu do dorëzohet me helikopter, duke parë edhe rezultatin e ndeshjeve. FSHF më herët bëri me dije se do zhvillohen tre cermoni, në tre ndeshjet që vlejnë titullin.
“Secila nga katër ekipet e meriton titullin kampion. Ky trofe meriton të shkojë në Durrës, siç meriton të shkojë në Shkodër, Laç apo kryeqytet. Nuk e di sesi do të jetë historia e dorëzimit të Kupës, flitet për një helikopter që do të jetë në gatishmëri për të shkuar nga Durrësi në Shkodër apo nga Durrësi në Ballsh”, tha Kosta Grillo.