Napoli është qyteti pritës i Lojërave Olimpike Studentore për këtë vit.
Aktiviteti që do të zgjasë deri më 14 korrik ka mirëpritur 128 shtete pjesëmarrëse, ku natyrisht nuk kishte si të mungonte as Shqipëria. Vendi ynë përfaqësohet nga 3 sportistë, të cilët do të tentojnë medaljen në mesin e 9000 sportistëve.
Tajkendoja dhe qitja janë dy sportet ky kuqezinjtë do të marrin pjesë, ndërkohë që atletika është ajo që premton medalje. Një arritje që e premton sportisti i talentuar, Edmond Murataj, i cili pak ditë më parë në Kampionatin Kombëtar të Atletikës kapi normën europiane për U-23 në 400 metra.
Gjithsesi, në Napoli, 22 vjeçari do niset si “rraketë” drejt finishit të garës së 200 metrave. Shpresojmë që të jetë një paraqitje dinjitoze e tij dhe ekipit kombëtar shqiptar dhe pse jo, të rikthehen me medalje në duar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.