Barcelona kërkon të rikthehet e madhe që në sezonin e ardhshëm dhe për këtë, katalanasit kanë përpiluar një listë të gjatë me dëshirat e trajnerit, Ernesto Valverde.
Joao Cancelo është emri më i lakuar në “Camp Nou”, me teknikun Valverde që shikon te portugezi futbollistin ideal për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes.
Por për të arritur te Cancelo, Barcelona duhet të plotësojë kushtet ekonomike të vendosura nga Juventus dhe më pas të mposht konkurencën e Manchester Cityt.
Sipas “Gazzetta dello Sport” Barcelona duhet të bëj gati të paktën 60 milionë euro, ndërkohë që është gati të lë të lirë Nelson Semedo për të shkuar te Atletico Madrid. Alternativë e katalanasve është edhe Dani Alves, por braziliani vështirë që vendos të rikthehet sërish në Spanjë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.